Sport

Uzuni rigjen protagonizmin, sulmuesi kuqezi tregohet spektakolarë në fitoren e Austin!

Austin fitoi 1 me 0 përballë Los Angeles Galaksi.

Ndeshja e vlefshme për MLS u vendos nga një gol i pjesës së dytë. Myrto Uzuni e luajti këtë ndeshje të plotë tek Austin, sulmuesi i Kombëtares flirtoi edhe me një supergol.

Ishte fillimi i ndeshjes, pikërisht minuta e shtatë, kur Uzuni provoi me roveshatë. Topi përfundoi mbi traun e portës kundërshtare.

Veprimi akrobatik i Uzunit bëri që të gjithë të çohen në këmbë. Më pas edhe duartrokitjet ishin legjitime për futbollistin kuqezi që shumë shpejtë ka fituar zemrat e tifozëve amerikan.

Myrto Uzuni realizoi golin e tretë për Shqipërinë  ndaj Andorrës së fundmi, dhe ai është rikthyer të tundë rrjetën me Kombëtaren pas një kohe të gjatë. Sulmuesi beratas u shpreh tepër i lumtur dhe falenderoi tifozët për mbështetjen e madhe.