Health & Beauty

1 minutë kohë nga dita juaj për të ‘përkëdhelur’ fytyrën me maskën që bën mrekullira!

Për të pasur një lëkurë me shkëlqim e rëndësishme është hidratimi dhe këtë mund ta realizoni fare mirë edhe në kushte shtëpie. Avokado është një frut tropikal dhe përveçse është shumë ushqyes për trupin tonë përmban vitaminë A, B, C E, fibra, është shumë hidratues për lëkurën dhe mund të përdoret si një maskë e klasit të parë për fytyrën.

Zgjidhni një avokado, prijeni në gjysmë dhe me anë të një piruni shtypeni masën. Aplikoni një shtresë prej 2 centimetrash në lëkurë plotësisht të pastër dhe lëreni të veprojë për maksimum 20 minuta. Shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm të ngrohtë dhe thajeni me një peshqir të butë. Lëkura juaj do të jetë më e ndritshme se kurrë. Kujdesi për veten duhet të jetë gjithnjë në plan të parë.

Produktet që sugjerohen të përdoren janë maskat e fytyrës, kremrat dhe vajrat. Mirëpo, ka disa gabime që nuk duhen bërë gjatë përdorimit të maskave të lëkurës. Ndiqni këshillat duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, rikujtojmë se shega është një frut i mbushur plot me antioksidantë. Ajo përmban një sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve si A, B1, B2, B4, B5, B6, B9, C, E, H, K, kalium, silic, kalcium, magnez, natrium, squfur, fosfor, klor, hekur, jod, selen, fluor, krom, zink, omega-6 dhe beta-karoten. Ky frut luan një rol të rëndësishëm edhe në bukurinë tuaj.