Lifestyle

3 ’emoji’-t më të keqkuptuar nga njerëzit!

E folura me emoji është një gjuhë universale, e njohur nga të gjithë përdoruesit e internetit dhe rrjeteve sociale. Por, a e keni menduar ndonjëherë se shumë prej nesh mund t’i përdorin ato krejtësisht gabim? Emojit e njohura mund të keqinterpretohen lehtësisht, të paktën kështu sugjeron studimi i ri.

A është vërtet kjo emoji për lumturinë?

Pothuajse një e katërta prej nesh e përdorin atë për të përcjellë një buzëqeshje kur u dërgojmë mesazhe miqve dhe familjes, por mund të ketë efektin e kundërt për disa të cilët e interpretojnë si shfaqje të agresivitetit pasiv.

Fytyra e buzëqeshur me kokë poshtë është një nga pesë emoji-të më të keqkuptuara, sipas një sondazhi me 1000 njerëz. Mund të përfaqësojë sarkazëm, ironi, humor dhe budallallëk, por edhe siklet ose zhgënjim.

A e dini se personi që mban dorën e ngrejtur lart është në të vërtetë një person që jep informacion? Shumica e njerëzve e përdorin atë për të nënkuptuar “çfarëdo qoftë” ose ” shumë “.

Rikujtojmë, se dhjetra emoji të reja tanimë janë në majë të gishtave tuaj me përditësimin më të fundit të Apple dhe ato përmbajnë gjithçka, nga fasulet dhe një top disko deri te kafshimi i buzëve dhe në kulmin e pandemisë, një fytyrë e guximshme që mban lotët. Emojipedia publikoi së fundmi një pamje të parë të emoji-ve të reja që vijnë në iOS 15.4. 37 shtesat e reja u miratuan në shtator nga ‘Unicode Consortium’, organizata përgjegjëse për dritën jeshile të të gjitha emoji-ve.