Bota Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Publikohet ‘traileri’ i filmit “Atlas”!

Është publikuar videoja e parë e filmit fantastiko-shkencor “Atlas”, me aktore Jennifer Lopez. Regjisor i “Atlas” është Brad Peyton, i cili njihet për filmat “San Andreas” dhe “Rampage”. Skenari është shkruar nga Leo Sardarian dhe Aron Eli Coleite. Në film, Lopez luan rolin e ‘Atlas Shepherd’, një analiste cinike e të dhënave që nuk i beson inteligjencës artificiale.

Atlas i bashkohet një misioni për të gjuajtur një robot të arratisur me të cilin ajo ndan një të kaluar misterioze, por pasi planet shkojnë keq, shpresa e saj e vetme për të shpëtuar njerëzimin është të bashkojë forcat me inteligjencën artificiale.

Përdoruesit e YouTube shkruajnë në komente se ‘trailer’-i për filmin “Atlas” duket premtues dhe se mezi presin ta shohin. “Unë patjetër do ta shikoj këtë. Pamjet vizuale duken të shkëlqyera. Kjo është në listën time të shikimit”, “Duket shkëlqyeshëm”. Këto ishin disa nga komentet.

Vitin e kaluar, ne e pamë Lopez në filmin aksion të Netflix, “The Mother”, i cili ishte një hit në shërbimin e transmetimit, pavarësisht vlerësimeve të këqija. Aktorja dhe këngëtarja gjithashtu u shfaq këtë vit në filmin muzikor “This Is Me… Now: A Love Story”, i cili mbërriti në Amazon Prime Video ditën kur u publikua albumi i saj i fundit, “This Is Me… Now”. Ndërkaq, “Atlas” do të publikohet në Netflix më 24 maj 2024.