Celebrities Gossip Showbiz

8 vite pas dirvorcit, Emeli Sande pranon se është dashuruar me një grua!

8 vite pas divorcit, këngëtarja e njohur Emeli Sande ka deklaruar se ka rënë në dashuri me një grua që e ka bërë atë më të lumtur se kurrë. 35-vjeçarja ishte martuar më parë me biologun detar Adam Gouraguine në vitin 2012, por u divorcua dy vjet më vonë. ‘Metro’ raporton se artistja ka rënë në dashuri me një pianiste.

Ne u njohëm përmes muzikës dhe patjetër që ndihem më e lumtur se kurrë. Ndihem mirë. Nëse nuk je me dikë që të mbështet prapa skenave, është shumë e vështirë. Tani ndihem shumë e plotësuar. Gjithmonë do ta dua muzikën dhe karrierën time por tani ndjej se mund ta shijoj jetën dhe të jem vërtet e lumtur.

Kjo marrëdhënie e ka frymëzuar këngëtaren për krijimin e albumit të ardhshëm “Let’s Say For Instance”, që do të dalë më 6 maj. Këngëtarja britanike para disa kohëve dha një intervistë për “Happiful Magazine” ku për herë të parë foli mbi momentet e vështira të jetës së saj ku është përballur me depresionin. 35-vjeçarja rrëfeu se filloi të ndihej keq që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj. Depresioni e futi në një gjendje aq të errët saqë mendonte se duhet të hiqte dorë patjetër nga karriera e saj muzikore.

Më dukej sikur askush nuk dëshironte të dëgjonte këngët e mia. Më thonin se po shfaqesha kudo në TV. Isha gati të hiqja dorë nga karriera ime një herë e përgjithmonë.

Rikujtojmë, se Emeli Sandé u rikthye me 19 mars për një kauzë shumë të rëndësishme në Koncertin e ITV për Ukrainën. Pasi u zhduk nga skena e showbiz-it për 3 vite, artistja u rikthye në shtator të vitit 2016 dhe shpjegoi se duhej të jetonte ndryshe për t’u fokusuar në albumin e saj të dytë.