Celebrities Live From Tirana

Fatma Haxhialiu për BBV: “Që pas daljes së Oltës, nuk ka më kuriozitet se kush do ta fitojë…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu. Mbrëmjen e djeshme në reality show “BBV” pati një nominim të pazakontë që nuk ka ndodhur në asnjë edicion tjetër. Banorët më të nominuar patën imunitet dhe në nominim dolën ata që nuk u nominuan. Si iu duk kjo taktikë e lojës Fatmës?

Kishte ardhur koha që të përballeshin edhe ata me nominimin sepse gjithmonë në nominim lojtarët e fortë nuk është e drejtë, ndërkohë që ata të tjerët përfitojnë nga situata. Mendoj që ka një rënie interesi qëkur doli Olta, ajo ishte finalja e madhe, zërë se iu dorëzua çmimi Luizit. Nuk ka më kuriozitet se kush do ta fitojë. Arbri qëkur pati diskutimin me Efin dhe Kiarën, i la banorëve të tjerë të kuptojnë që Luizi është i pari dhe se ato po përfitojnë nga popullariteti i tij. Unë nëse do të isha aty brenda, që në atë moment do të kisha dalë nga shtëpia sepse për çfarë të qëndroja dhe për çfarë të luftoja. Sigurisht, Luizi ka meritën e tij të strategjive por mendoj që një ndihmë të madhe e kishte nga Olta. 

Ndërkaq, si e sheh Fatma vazhdimësinë e raportit Kiara-Luiz?

Vështirë t’i japë një parashikim. Pushimet në Maldives do jenë ndërsa martesa është fjalë e madhe. Interes për ata do të ketë për një periudhë të gjatë derisa të dalë një çift tjetër. Varet se si do zgjedhin ta shfaqin ata lidhjen e tyre.