Celebrities Fashion Gossip Showbiz

A do të guxonit këtë verë edhe ju si Kylie Jenner?! Miliarderja sapo na ‘serviri’ trend-in e ri të rroba banjove!

Së fundmi miliarderja Kylie Jenner i ka habitur të gjithë dhe jo patjetër për mirë. Ylli i reality show-t u shfaq me një palë rroba banjo që shkonin në limitin e të pranueshmes. Në ngjyrë bezhë, të ngjashme me atë të trupit, ato gënjejnë syrin pasi imitojnë gjoksin e zhveshur të femrës. Veshjet provokuese nuk janë diçka e re për Kylie, që ka vendosur të kthehet në një zëdhënëse të lëvizjes për revolucionarizimin e femrës.

Kësaj ndoshta i shërbente dhe zgjedhja e fundit, mbajtja e rroba banjove ngacmuese nga Jean Paul Gaultier. Në dixhiturën e fotos së postuar në Instagram thuhej se:

“Free the nipple”, e pikërisht kjo lidhet me pretendimet për të drejtat e grave që të tregojnë gjoksin e zbuluar në rrjetet sociale.

Komentet ishin një miks admirimi dhe indinjate. Një komentues i ka thënë yllit se:

Epo sa të rrish me këto budallallëqe, çliroje gjoksin vërtet!

Ndërkaq, Kylie Jenner duket shumë e vendosur për të hequr kilogramët e fundit që mori kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, djalin, i cili lindi më 2 shkurt. Ylli 24-vjeçar ndau një video në Instagram Stories ku ajo kishte veshur një rrip beli teksa vazhdonte rutinën e saj.

Rikujtojmë, se Kylie dhe Travis Scott u kritikuan së fundmi pasi morën vajzën e tyre Stormi në ‘Billboard Music Awards 2022’. Ceremonia vjetore e muzikës u mbajt në Las Vegas dhe reperi Travis do të performonte, duke u rikthyer pas tragjedisë në koncertin e tij në Astroworld në nëntor të vitit të kaluar. Çifti, u përball me reagime të ashpra për marrjen e vajzës së tyre të vogël në festën e mbushur me yje, me shumë komente për veshjen e Stormi.

Sjellim në vëmendje se Kylie dhe Scott fillimisht e quajtën djalin e tyre Wolf, përpara se të kuptonin se ai emër nuk i përshtatej. Nuk dihet nëse e kanë gjetur emrin e ri për vogëlushin. Ata janë gjithashtu prindër të vajzës Stormi, 4 vjeçe. Muajin e kaluar, Kylie ylli rrëfeu se periudha pas lindjes nuk ka qenë aspak e lehtë për të.