Celebrities Music Showbiz

A është censuruar koreografia e Ronela Hajatit? Këngëtarja tregon gjithçka!

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila do të na përfaqësojë këtë vit në Eurovizion, ka folur së fundmi për foton e publikuar pak ditë më parë, teksa u shfaq duke qarë. Ronela tha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” se ishte moment dobësie, pasi ka momente që ndihet vetëm.

Ronela ka treguar gjithashtu detaje nga prapaskenat e Eurovizionit në një intervistë për “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme teksa sqaroi edhe foton e shumë përfolur, e cila u fshi nga faqja zyrtare e Eurovizionit.

Është një lëvizje, që thjesht shkon dora dhe është kapur aty. E di si është puna, kemi pasur një suport shumë të madh nga njerëz që as nuk i njoh. Komentet negative janë shumë të pakta. Unë i pikas këto se dua t’i shoh sepse lodhem që njerëzit të kënaqen. Problemi është se ato pak komente pikante janë vetëm bullizuese dhe të poshtra nga njerëz të këqinj. Merren duke thënë: ‘sa je shëndoshur, sa kile ke shtuar’. Koreografia nuk është censuruar, thjesht është hequr fotoja. 

Ronela u shpreh se nuk ka pritshmëri për fitore, por vetëm që të futet në finale.

Ne paraqitemi me 10 maj, hapim festivalin. Nuk kam pritshmëri, ndoshta ka të bëjë nga modestia, por gëzimi më i madh për mua është të futem në natën finale dhe kaq. Nuk kam pritshmëri të larta sepse nuk dua të zhgënjehem. Kënga është moderne, jam munduar shumë, kam lënë çdo projekt tjetër, kam 6 muaj që merrem vetëm me këtë këngë.

Këngëtarja tha se edhe pse kënga e saj është mirëpritur, ka edhe shumë këngë të tjera të cilat janë të mira, me artistë të mrekullueshëm.

I kemi dëgjuar këngët, ka shumë të mira, artistë të mrekullueshëm. Unë e kam një top5, që nuk jam aty. Jam në një fazë që nuk po kuptoj fare ku jam sepse jam përfshirë shumë. Për mua gjëja e madhe është është të dalë mirë atje.