Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

A janë vërtet në një lidhje Johnny Depp dhe avokatja Camille Vasquez?! Flet ekspertja e gjuhës së trupit!

Një eksperte e gjuhës së trupit beson se marrëdhënia në gjykatë e aktorit të njohur Johnny Depp me avokaten Camille Vasquez është një plan më tepër për të tejkaluar Amber Heard në betejën e tyre ligjore. Vasquez dhe Depp kanë bërë bujë për lidhjen e tyre, me shumë spekulime për natyrën e saj dhe nëse ndajnë apo jo momente më intime përveç atyre që shihen në sallën e gjyqit.

Kur dikush përpiqet të pastrojë emrin e tij në gjykatë, sjellja e ekipeve të tyre ligjore dhe mënyra se si ata ndër veprojnë me ta, do të dërgojë mesazhe joverbale shumë me ndikim tek një gjykatë dhe, në një rast të kësaj në pjesën tjetër të botës. Sjellja e saj në gjykatë e kthen Depp në rolin e heroit romantik. Për fansat besnikë të Depp, këto rituale dramatike do të duken si të vërteta.

Në një moment pas daljes nga gjykata Vasquez është pyetur nga një person nëse është në një lidhje me aktorin e njohur në mbarë botën, por avokatja zjodhi që të buzëqeshte dhe të mos jepte asnjë përgjigje. Ekspertja e gjuhës së trupit nga ana tjetër ka vazhduar analizën e saj duke thënë se:

Të dy shtrijnë krahët dhe prekin duart për aq kohë sa të jetë e mundur, sikur hezitojnë të largohen nga prania e njëri-tjetrit. Përqafimi është një pjesë e gjuhës së trupit. Vasquez mbështjell njërin krah rreth qafës së Depp dhe ia vendos dorën tjetër në mes të shpinës.

Në betejën ligjore të aktorit dhe artistes amerikane deri më tani kanë qenë një sërë personazhesh për të dëshmuar. Në mesin e tyre edhe familjarë, siç ishte rasti me motrën e Depp dhe të Heard. Gjyqi akoma nuk ka mbaruar dhe ende është e paqartë sesi do të jetë përfundimi, Vlen të theksohet gjithashtu se ditën e djeshme për të dëshmuar në gjykatë ka qenë edhe aktorja e njohur dhe ish-partnerja e Johnny Depp, Ellen Barkin.