Celebrities Gossip Showbiz

Olta Gixhari publikon foto nga fëmijëria me prindërit e saj!

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ditën e sotme Olta ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj në Instagram e një prej tyre e ka pyetur se cili është kujtimi më i bukur i fëmijërisë së saj. Olta është përgjigjur se kujtimet më të bukura janë pushimet me familjen dhe ka postuar një foto me prindërit e saj.

Këtë herë në “Pushime on Top” ka qenë e ftuar Olta Gixhari, e cila sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” e tashmë ka nisur pushimet. E pyetur se cilat janë planet e saj sezonin e ri televizion, Olta ka zbuluar shumë të reja e një ndër më interesantet është që mund të ketë një “Në kuadër të dashurisë 2”.