Celebrities Music Pardon My French Showbiz

A ka ndikuar Big Brother VIP tek karriera e Altin Shirës në këto momente? Ja si përgjigjet këngëtari…

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari i njohur Altin Shira. Artisti ka zbuluar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth muzikës së tij dhe këngëve që të gjithë i duan dhe i dinë përmendësh.

A ka ndikuar “Big Brother” tek karriera e tij në këtë moment duke qenë se ai artisti performoi brenda shtëpisë?

Ka ndikuar, më vjen mirë. Unë i them edhe çunave dhe vajzave të reja, mosha 20-25 vjeç që prindërit tuaj më kanë shijuar më tepër, ju tani po më shijoni. Jo se janë këngët e mia, por ka disa këngë që kanë vlera dhe janë të bukura. Kështu mendoj unë. 

Si erdhi bashkëpunimi më i ri i Altin Shirës me artistë si Young Zerka dhe Dj Vin Veli?

Unë kisha rreth 2 vite që i thoja Kledi Bahitit që të më bënte një këngë të bukur sepse më pëlqen si punon, kisha qejf të bëja një këngë por këta kompozitorët mezi kapen në telefon. Shkova e takova, piva një kafe. Kjo këngë është bërë legjendë se kishin një vit që po punonim. Erdhi një moment që ai realizoi diçka, një demo dhe siqerisht më pëlqeu sepse ishte një zhaner që unë se kisha kënduar. Ai e kishte menduar me Young Zerkën, i pëlqeu dhe atij. Por faktikisht në fillim duke e dëgjuar shumë nuk po më pëlqente edhe se e kishte kënduar Kledi, thashë si do shkojë teksti se gjatë rrugës e kemi reduktuar shumë. Me thënë të drejtën fola me Vin Velin dhe ai e shikonte me një sy tjetër, këndvështrim tjetër. Filluam punën të tre dhe doli kënga. Jam shumë i kënaqur. Unë nuk blej klikime.