Celebrities Showbiz

Përhapi thashethemet se A$AP Rocky e ka tradhtuar Rihanna-n, Louis Pisano kërkon falje!

Diva e muzikës pop Rihanna dhe  Rocky janë çifti më i përfolur i momentit dhe së fundmi po qarkullon lajmi se dyshja e njohur i kanë dhënë fund lidhjes. Disa akuza po përhapen në internet se Rocky e ka tradhtuar Rihanna-n me dikë që punon pranë saj, megjithëse asnjë nga raportet nuk është verifikuar deri më tani.

Mediat sociale nuk kanë të ndalur me akuzat dhe spekulimet se Rihanna e kapi Rocky-n duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi. Thashethemet duket se janë përhapur nga influencuesi i modës, Louis Pisano.

Megjithatë ky i fundit ka vendosur që pas gjithë reagimeve në rrjet të kërkojë falje pasi ishte përgjegjës për thashethemet që pretendonin se Rihanna dhe A$AP Rocky ishin ndarë. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Pisano shkroi:

Përshëndetje të gjithëve,  unë do të doja të flisja mbi situatën. Mbrëmë mora një vendim idiot për të postuar në Twitter disa informacione që kisha marrë. Nuk do të flas për burimet, ose të fajësoj të tjerët për një diskutim që nisi sepse në fund të ditës, unë e mora vendimin për të krijuar atë ‘tweet’. Isha une ai që shtypa dërgo dhe e vendosa emrin tim mbi të. Kështu, unë do të doja t’u kërkoja falje zyrtarisht të gjitha palëve të përfshira nga veprimet e mia dhe për postimet e mia të pamenduara. I pranoj plotësisht pasojat e veprimeve të mia mbi postimet dhe çdo dëm që ato shkaktuan. Nuk kam asnjë justifikim për këtë, kam qenë shumë i përfshirë në dramën e Twitter.

Rikujtojmë se, së fundmi ka reaguar dhe gruaja e cila u akuzua se ka pasur një lidhje me A$AP Rocky gjatë shtatzënisë së Rihanna-s, e cila i ka mohuar me forcë akuzat. Stilistja e këpucëve, erdhi me një deklaratë në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar:

Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e ndyrë. Fillimisht supozova se këto thashetheme të rreme, me qëllime të tilla keqdashëse, nuk do të merreshin seriozisht. Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve. As gjatë asaj që duhet të jetë një nga periudhat më të bukura dhe më të festuara në jetën e dikujt. Prandaj më duhet të flas pasi kjo jo vetëm që drejtohet ndaj meje, por është e lidhur me njerëzit për të cilët kam shumë respekt dhe dashuri. Ndërsa Rihanna po vazhdon të jetojë jetën e saj të qetë gjatë shtatzënisë dhe unë i kthehem biznesit tim, u uroj të gjithëve një fundjavë të bukur Pashkësh!