Gossip Showbiz

Adele dhe partneri i saj na vërtetuan që në një marrëdhënie nuk ka rëndësi vetëm dashuria!

Prej disa kohësh tanimë këngëtarja e njohur Adele është në një lidhje me reperin Rich Paul. Artistja bëri një dalje publike me Paul pak kohë më parë për të parë ndeshjen e NBA-së. Ata dukeshin shumë komod në prani të njëri-tjetrit. Dyshja e njohur po e ndiqte me vëmendje ndeshjen dhe gjatë çasteve të caktuara, kishin mjaft afrimitet.

Mirëpo një burim i afërt me këngëtaren ka treguar për mediat se ata nuk dëshirojnë të kenë një lidhje serioze për momentin, por janë duke kaluar kohë të mirë së bashku dhe kjo mjafton.

Nuk është shumë serioze lidhja e tyre, por po kalojnë mirë. Ata kanë miq të përbashkët, kështu që kjo ka qenë gjë e mirë. Ajo po kënaqet dhe është bërë shumë sociale.

Po ju, si ju duket zgjedhja e Adele? Do të qëndronit edhe ju me dikë vetëm se ju bën të ndjeheni mirë dhe asgjë më shumë?!

Rikujtojmë, se në vitin 2012, Adele dhe ish-partneri i saj Simon Konecki, u bënë prindër të një djali të cilin vendosën ta quajnë Angelo, mirëpo duket se gjërat nuk shkuan fare mirë mes dyshes. Në muajin shtator të vitit 2019, këngëtarja i dha fund martesës së saj me ish-bashkëshortin. Ata përgatitën letrat e divorcit të cilat vetëm pak kohë më parë u firmosën.

Ndërkaq, para dy muajsh, këngëtarja ka humbur babain në moshën 57-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Marrëdhënia e këngëtares me babain e saj nuk ka qenë asnjëherë e mirë dhe kjo sepse ai e ka braktisur atë dhe nënën e saj kur Adele ishte vetëm 3-vjeçe.

E gjitha bota është shokuar nga ndryshimi drastik që këngëtarja e famshme britanike ka bërë me fizikun e saj. Ajo thuhet se ka humbur 44 kilogramë dhe normalisht të gjithë janë bërë kurioze se si ja arriti artistja të vinte në formë dhe të dukej kaq e freskët njëkohësisht. Së fundmi, trajneria e saj, Camila Goodis tregoi për “Us Weekly” më shumë detaje rreth regjimit të saj ushqimor.