Celebrities Gossip Showbiz

Afrimitet i tepërt fizik, pas përkëdheljeve Sara në një shtrat me Meritonin dhe Bardhin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Kohëve të fundit është vënë re dhe komentuar shumë jashtë shtëpisë afrimiteti i tepërt fizik mes Sarës dhe Meritonit edhe pse në prani të Bardhit. Në disa raste shohim të përkëdhelin njëri-tjetrin, të shtrirë dhe të përqafuar të dy dhe Bardhi i vetëm në anën tjetër. Vetëm pak më parë Sara, Meritoni dhe Bardhi shfaqen të shtrirë në një krevat, ku Meritoni ndodhej mes tyre, gjë e cila po komentohet shumë nga të gjithë.

Ditën e djeshme, Roza ka bërë një rrëfim rrënqethës për fëmijërinë e saj, teksa ka qenë e ulur në kuzhinë me Julian. Roza ka treguar se ka qenë vetëm 5 vjeçe në kokën kur babai i saj ka rrahur nënën, Rita Latin, vetëm se ajo i kishte blerë një kukull.