Celebrities

Ai sot është një miliarder…por para se të bëhej i tillë Warren Buffett ka lexuar këto libra!

Manjati i biznesit, Warren Buffett është një investitor legjendar. Ai zotëron ose ka interesa në shumë kompani, duke përfshirë “AT&T”, “Fruit of the Loom”, “Wells Fargo”, “Coca-Cola”, “GEICO”, “IBM”, “American Express”, “Dairy Queen” dhe “The Kraft Heinz Company” dhe këto janë vetëm kompanitë e mëdha.

Warren Buffett është padyshim një nga miliarderët me një nga historitë më të mrekullueshme drejt pasurisë. Strategjitë e tij janë studiuar gjerësisht dhe konsiderohet si një nga burimet kryesore ku frymëzohen sipërmarrësit e rinj.

Buffett është treguar gjithnjë i gatshëm për të folur për gjërat që kanë ndikuar në suksesin e tij, përfshirë edhe librat. Njihuni me listën e librave për të cilët ai është shprehur se kanë ndikuar më shumë:

Stress Test: Reflections on Financial Crises – Tim Geithner

The Intelligent Investor – Benjamin Graham

Common Stocks and Uncommon Profits – Philip A. Fisher

The Clash of the Cultures – John Bogle

Business Adventures: Twelve Classic Tales from the World of Wall Street – John Brooks

Where Are the Customers’ Yachts? – Fred Schwed

“Top Albania Radio” ka një hapësirë dedikuar krejtësisht librave të cilën ju mund ta shfrytëzoni sa herë të dëshironi.

Gjithashtu mund të keni në dorën tuaj të gjithë librat e shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare me 20% zbritje tek “Bukinist” nëse përdorni kuponin me emrin ‘Kadare’.