Health & Beauty Lifestyle

Ajo ‘fryrja’ e menjëhershme që ju ndodh në zona të caktuara të trupit zbulon sëmundjen nga e cila po vuani!

Yndyra e tepërt e trupit nuk është e mirë për shëndetin tonë. Megjithatë, studimet e reja sugjerojnë se duhet t’i kushtojmë vëmendje se ku ndodhet yndyra në trup dhe jo sasisë së saj. Studimet e reja kanë zbuluar se edhe sasitë e vogla të yndyrës në zonat problematike mund të jenë shqetësuese. Jenny Francis-Tawson zbuloi se për cilat pjesë të trupit duhet të kujdesemi kur bëhet fjalë për yndyrën e tepërt dhe çfarë problemesh mund të shkaktojë.

Qafa dhe fytyra

Yndyra e tepërt në këtë zonë mund të jetë shenjë e rritjes së rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Një studim amerikan zbuloi se sa më e madhe qafa juaj, aq më shumë ka gjasa që të keni nivele të larta të kolesterolit të keq. Studiuesit besojnë se një perimetër i qafës më i madh se 35 centimetra për gratë dhe 43 centimetra për burrat tregon një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Yndyra e qafës mund të ushtrojë presion në rrugët kryesore të frymëmarrjes të trupit, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen. Kjo mund të jetë veçanërisht rënduese gjatë natës, sepse rrit rrezikun e apnesë së gjumit, goditjes në tru dhe depresionit.

Gjinjtë

Kjo është e rrezikshme si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Zmadhimi i gjoksit i shkaktuar nga një rritje e yndyrës është një shenjë paralajmëruese e rrezikut të kancerit në të ardhmen. Qelizat yndyrore prodhojnë hormonin estrogjen dhe një rritje e estrogjenit mund të rrisë shanset për zhvillimin e kancerit të gjirit. Po kështu, qelizat e tepërta yndyrore në gji gjithashtu mund të shkaktojnë inflamacion në trup që mund të kontribuojë në kancer.

Duart

Shtimi i yndyrës në krahë mund të jetë një shenjë e shtimit të yndyrës në të gjithë trupin dhe një shenjë paralajmëruese që duhet të konsideroni seriozisht humbjen e përgjithshme të peshës për të ruajtur shëndetin tuaj. Yndyra e tepërt në krahë zakonisht tregon mbipeshë dhe një indeks të lartë të masës trupore. Ne e dimë se obeziteti shkaktohet nga një dietë e varfër dhe kushdo që lufton me yndyrën në këtë zonë, ndoshta ka depozita yndyrore edhe në pjesë të tjera të trupit. Trashja rrit rrezikun edhe për probleme të tjera shëndetësore, si depresioni, sulmi në zemër, diabeti i tipit 2, goditje në tru, dhimbje kyçesh, kancer dhe vdekje të parakohshme.

Kofshët

Studiuesit zbuluan se njerëzit që kanë yndyrë në muskujt e kofshëve kanë një rrezik 34% më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të të zemrës në krahasim me ata që nuk kanë. Ekspertët që qëndrojnë pas këtij studimi besojnë se kjo yndyrë intramuskulare, ashtu si yndyra e barkut, është aktive, duke shkaktuar inflamacion në trup dhe duke bërë që sistemi imunitar të sulmojë në vend që të mbrohet. Fatkeqësisht, kjo mund të çojë në sulme në zemër dhe në zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Barku

Nuk keni pse të shqetësoheni nëse keni pak yndyrë rreth barkut. Problemet lindin kur fillojmë të ruajmë shumë yndyrë viscerale në zonën e barkut. Shpesh përfundon në mëlçinë tuaj ku shndërrohet në kolesterol. Kolesteroli hyn lehtësisht në qarkullimin e gjakut, bllokon arteriet dhe shkakton rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, sulmit në zemër dhe goditjes në tru, presionit të lartë të gjakut. Po ashtu, yndyra e brendshme në zonën e barkut mund të shkaktojë një reaksion kimik dhe inflamacion në trup që mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe diabetit të tipit 2. Gjithashtu, hulumtimet kanë treguar se mund t’ju bëjë më të prekshëm ndaj llojeve të caktuara të kancerit, përfshirë gjirin dhe kanceri i zorrës së trashë.