Celebrities Showbiz

“Ajo më ka kontrolluar gjithë jetën time”/ Ja se çfarë thotë Lourdes Leon për nënën e saj Madonna-n!

Modelja 25-vjeçare, Lourdes Leon, ka thënë së fundmi se nëna e saj Madonna është shumë fanatike dhe e ka kontrolluar atë për gjatë gjithë jetës së saj. Vajza më e madhe e ikonës së pop-it, u shpreh në lidhje me edukimin e saj në një pjesë të revistës “Interview” këtë të enjte, me aktoren Debi Mazar.

Nëna ime është një fanatike e kontrollit dhe ajo më ka kontrolluar gjithë jetën time. Unë kisha nevojë të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo mbarova shkollën e mesme.

Modelja tha se ajo fitoi një ndjenjë pavarësie duke paguar kolegjin dhe apartamentin e saj dhe tregoi detaje mbi edukimin e saj. Lourdes ka treguar gjithashtu se ajo nuk merr asnjë ndihmë nga familja e sajAjo shpjegoi filozofinë e nënës së saj Madonna duke thënë se:

Unë mendoj se nëna ime i pa të gjithë fëmijët e tjerë të njerëzve të famshëm dhe tha se fëmijët e mi nuk do të jenë kështu. Gjithashtu, mendoj se nëse prindërit tuaj paguajnë për gjërat tuaja, atëherë u jepni atyre pushtet mbi ju.

Leon tha se nëna e saj e ka inkurajuar që të heqë dorë nga karriera e saj, modelingu. Ajo tregon se:

Nëna ime është shumë këmbëngulëse për të më bërë të mendoj për atë që dua të njihem përtej pamjes sime. Kjo nuk është ajo për të cilën dua që njerëzit të më kujtojnë. Financiarisht, modelimi është një vendim i zgjuar. Më pëlqen të jem shumë e lidhur me fushatat që bëj, kështu që në vetvete nuk është vetëm modelim.

Lourdes tha se ka interes për vallëzimin, modën dhe estetikën, por është e pavendosur në një karrierë aktrimi.

Unë nuk e di se si ndihem në lidhje me aktrimin. Aktorët me të vërtetë më bezdisin dhe nuk mund të jem pranë tyre.

Leon shprehet e lumtur për karrierën e nënës së saj, duke thënë se ajo e njeh se sa ndikuese dhe mahnitëse është këngëtarja dhe sa i motivon gratë e tjera. Ajo shtoi:

Kuptova rëndësinë e fuqisë së saj dhe çfarë do të thotë të jesh grua. Ajo është ndoshta njeriu që punon më së shumti. Unë nuk e trashëgova pasionin e saj për të punuar për fat të keq, por trashëgova kontrollin e saj.

Këngëtarja me famë botërore Madonna dhe aktori Carlos Leon kanë së bashku 7 fëmijë dhe Leon është vajza e madhe e tyre. Gjashtë vëllezërit e motrat e saj janë: Rocco Ritchie 21 vjeç, David Banda 16 vjeç, Mercy James 15 vjeç, dhe binjaket Estere dhe Stelle Ciccon 9 vjeçe.

Rikujtojmë se, Lourdes Leon, mahniti me çizme dhe të brendshme ndërsa u bashkua me yjet për shfaqjen e modës së “Rihanna Savage X Fenty”. Modelja dhe balerina, 24-vjeçare, ka bërë debutimin e saj në vitrinën e shumëpritur të yllit të popit.