Celebrities Gossip Showbiz

Akoma nuk ka mbushur 1-vjeç por djali i Rihanna-s i ka vendosur disa ‘kushtëzime’ mamit!

Pasi është bërë nënë për herë të parë e një djali diva e muzikës pop Rihanna zbuloi se nuk ka kohë të stërvitet. 35-vjeçarja me anë të videoje të postuar në rrjetin social Instagram ku në krahë mban vogëlushin e saj ka shkruar se: “Shiko kush nuk dëshiron që mami të stërvitet. “Të lutem?” e pyet Rihanna djalin e saj. Megjithatë vogëlushi duket se dëshiron të qëndrojë në krahët e nënës së tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Rikujtojmë, se Rihanna dhe ASAP Rocky mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në maj 2022. Gjatë performancës së saj të shkurtit në Super Bowl në Arizona, Rihanna zbuloi se foshnja numër 2 ishte rrugës. Sjellim në vëmendje se së fundmi një burrë është përpjekur të hyjë fshehurazi në shtëpinë e yllit të muzikës për t’i kërkuar dorën për martesë.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Angeles konfirmoi për Page Six se burri u arrestua në adresën e shtëpisë së yllit të popit në Beverly Hills. Burri udhëtoi gjatë gjithë rrugës nga Karolina e Jugut për t’i propozuar për martesë yllit të R&B përpara se planet e tij të prisheshin nga ekipi i saj i sigurisë.