Celebrities Gossip Showbiz

Aktori Armie Hammer rikthehet në rrjetet sociale pas akuzave për përdhunim dhe kanibalizëm!

Aktori Armie Hammer prej disa kohësh ishte në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të disa mesazheve që u bënë publike. Pretendohej se Hammer iu kishte dërguar mesazhe disa femrave të ndryshme me përmbajtje që tregonin fantazitë e tij ekstreme seksuale. Madje ai është akuzuar edhe për kanibalizëm, pasi në disa mesazhe ishte shprehur se kishte dëshirë t’i priste të dashurës gishtin e këmbës dhe ta mbante me vete në një kuletë.

Kanë kaluar thuajse një vit dhe aktori ka vendosur të rikthehet në Instagram. Hammer ndau një postim të ri që tregon brendësinë e një treni në lëvizje. Nuk është e qartë se ku ndodhet saktësisht Hammer në video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @armiehammer

Aktori ka qenë jashtë vëmendjes që kur ai dhe ish-gruaja Elizabeth Chambers arritën një marrëveshje për divorcin e tyre në qershor. Ish-çifti ranë dakord për kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tyre, Harper dhe djalit Ford. Dyshja u martuan në maj 2010.

Ajo paraqiti kërkesën për divorc në korrik 2020 dhe çifti konfirmoi ndarjen e tyre në Instagram disa ditë përpara paraqitjes së divorcit. Në shkurt, Hammer foli për herë të parë rreth akuzave për abuzim që tronditën karrierën e tij. Ai mohoi çdo akuzë, megjithëse pranoi se kishte abuzuar emocionalisht me ish partneret e tij.