Celebrities Film & Tv

Aktori Benedict Cumberbatch është helmuar nga nikotina tri herë dhe arsyeja ka qenë….

Aktori i njohur Benedict Cumberbatch së fundmi meqënëse se është duke u marrë edhe me filmin më të ri “The Power Of The Dog”, i cili pritet edhe që të lançohet në datë 1 dhjetor ka zbuluar disa detaje të reja nga jeta e tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Esquire”, 45-vjeçari ka treguar se ngaqë ishte përshtatur aq shumë dhe i është përkushtuar aq shumë rolit të tij saqë kjo i solli edhe pasoja shëndetësore.

Filmi i ri “The Power Of The Dog” është drejtuar nga Jane Campion, e cila është e njohur edhe për “The Piano” dhe “In the Cut” dhe që është edhe një nga pretendentet më të forta për ‘Oscar’. Filmi bazohet në një libër të Thomas Savage, ku personazhi i Cumberbatch, blegtori Phil Burbank përshkruhet gjithmonë si një nga personazhet me cigare. Për shkak të kësaj gjëje, Cumberbatch përfundoi duke pirë shumë cigare, gjë që nuk e bëri të ndihej edher aq mirë.

Ishte vërtet e vështirë. Cigare pa filtër, thjesht konsumi i njëpasnjëshëm. Kur duhet të pish shumë duhan, është vërtet e tmerrshme.

Ai vuri në dukje se u helmua nga nikotina tri herë gjatë xhirimeve. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Me sa duket Cumberbatch donte shumë të jetonte në këtë rol kështu që ai hoqi dorë edhe nga dushi që bënte rregullisht.

Doja që njerëzit në dhomë të dinin se si ndjeja erën time. Megjithatë, ishte e vështirë. Nuk ishte vetëm në prova. Unë duhet të dilja për të ngrënë dhe për të takuar miqtë e Jane-it dhe shumë të tjera.

Vlen për t’u përmendur se Benedict Cumberbatch gjithashtu ka deklaruar para pak kohësh se do të bënte filma vetëm nëse kolegët e tij femra paguhen në mënyrë të barabartë. Ne e njohim Cumberbatch si një aktor brilant, por ai gjithashtu bën punë bamirësie. Ai ishte një nga aktorët e parë që njoftoi se do të bënte vetëm filma ku koleget e tij femra paguhen njëlloj. Cumberbatch shprehet se paga e barabartë dhe një vend në tryezë janë parimet qendrore të feminizmit.