Aktori i njohur Channing Tatum u divorcua nga aktorja Jenna Dewan pas një dekade së bashku për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Ish-dyshja e njohur kanë bashkë një vajzë të quajtur, Everly. Ylli i famshëm së fundmi nisi një romancë të re dashurie me aktoren amerikane, Zoë Kravitz. Ai u martua gjithashtu me Karl Glusman në qershor të vitit 2019, por u divorcuan një vit më vonë, në 2020.
Ata janë në lidhje që nga viti 2022 dhe duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Channing Tatum së fundmi u shfaq në kopertinën e Vanity Fair, ku mes tjerash ka folur edhe për karrierën dhe jetën e tij personale.
Nuk e di nëse do të martohem përsëri. Lidhjet janë të vështira për mua edhe pse jam pak monogamist. Në biznes, nuk kam frikë. Por gjërat e zemrës, kur bëhet fjalë për njerëzit që dua, e kam shumë të vështirë. Përfundoj duke u përpjekur shumë, e kupton?
Pavarësisht se ishte i martuar më parë, ideja e martesës për Channing Tatum nuk është më tërheqëse.