Celebrities Gossip Showbiz

Zoë Kravitz dhe Channing Tatum së shpejti pritet të kenë në krahë frytin e tyre të dashurisë?!

Duket se gjërat po bëhen serioze mes aktores Zoë Kravitz dhe Channing Tatum. Ajo vetë u ka thënë miqve të saj se po mendon për të ardhmen në krah të partnerit aktual. Këtë e pohoi se një burim pranë saj për ‘Page Six’ i cili tha se:

Gjërat po shkojnë mirë me Channing dhe ajo është jashtëzakonisht e lumtur. Ajo është në një pikë të mirë sa i përket karrierës, ndërsa ai e ka tashmë një eksperiencë si baba.

Njerëzve të saj më të besuar Kravitz u ka thënë se po mendon për një fëmijë por nuk i pëlqejne pyetjet insistuese mbi këtë temë. Zoë në podkastin ‘Armchair Expert’ u shpreh se:

Shumë njerëz bëjnë pyetjen: “Kur do të kesh një fëmijë?” dhe unë me të vërtetë ofendohem nga njerëzit që supozojnë se kjo është diçka që duhet ta bëj sepse shoqëria thotë kështu. Për momentin, sigurisht që nuk jam në një moment që ta bëj këtë, jo vetëm për shkak të punës, por nuk e di, më pëlqen koha ime e lirë.

Rikujtojmë se të dy ata kanë lënë pas një martesë të dështuar. Zoe është ndarë nga ish-bashkëshorti Karl Glusman, ndërsa Tatum nga aktorja Jenna Dewan, me të cilën ka dhe fëmijë. Rikujtojmë se së fundmi Zoe Kravitz ka treguar se portretizimi i saj në rolin ikonik të ‘Catwoman’ në xhirimet e ‘The Batman’, ishte shumë i vëshitrë, veçanërisht me nevojën për të qëndruar në një “formë të veçantë” për rolin e saj.

Në një intervistë për ‘AnOther’ në të cilën ajo shfaqi fizikun e saj të jashtëzakonshëm për një set fotografik, aktorja tregoi sesi përvoja e të qenit e veshur me rroba maceje, duke iu përmbajtur një rutine stërvitore të rreptë ishte me të vërtetë shumë ‘intensive’.

Më është dashur të jem në formë shumë specifike dhe ndodhi gjatë periudhës së pandemisë. Mua më duhej të vishja një kostum maceje çdo ditë në 7 të mëngjesit, duke punuar 12 orë në ditë dhe pastaj kthehesha në shtëpi dhe stërvitesha. Ishte intensive.