Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Gerard Depardieu akuzohet për ngacmim seksual ndaj 13 grave!

Së fundmi 13 gra kanë akuzuar aktorin francez Gerard Depardieu për ngacmim seksual, ndaj të cilit tashmë janë ngritur akuza për përdhunim dhe sulm seksual ndaj aktores Charlotte Arnoux. Aktori 74-vjeçar i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat penale. Studio ligjore Temim, ka marrë përsipër mbrojtjen e tij.

Në një artikull të gjatë të botuar së fundmi, faqja investigative i referohet dëshmisë së 13 grave të cilat pretendojnë se janë ngacmuar me gjeste apo fjalë të papërshtatshme nga aktori i famshëm, gjatë xhirimeve të 11 filmave apo serialeve që janë transmetuar nga 2004 deri në 2022.

Ylli i “Cyrano de Bergerac” është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual që nga dhjetori 2020 pas akuzave të aktores Charlotte Arnoux, e cila thotë se u përdhunua dy herë në gusht 2018 nga ylli në rezidencën e këtij të fundit në Paris, kur ajo ishte 22-vjeçe. Asnjë nga gratë e cituara nga Mediapart nuk ngriti një padi, por tre prej tyre dëshmuan në gjykatë.