Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Nicolas Cage zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës së tretë!

Aktori i njohur Nicolas Cage ka zbuluar së fundmi gjininë e fëmijës së tij me Riko Shibata. Gjatë paraqitjes së tij në “The Kelly Clarkson Show”, Nicolas tregoi se dyshja janë në pritje të një vajze.

Unë do të kem një vajzë të vogël.

Dhe siç shpjegoi ai, për shkak të dashurisë së tij për një hit të veçantë nga ‘Beatles’ i cili u shkrua nga John Lennon, emri që ata kanë zgjedhur për fëmijën e tyre ka një lidhje të veçantë.

Emri i saj, për shkak të ‘Across the Universe’, do të jetë Lennon Augie-Augie. Do ta quaj Lenny shkurt. Jam i emocionuar që po bëhem përsëri baba. Do të jetë aventura më e madhe e jetës sime.

Nicolas tashmë është baba i djemve Kal-El, 16 vjeç dhe Weston, 31, të cilët janë nga lidhjet e mëparshme. 57-vjeçari u martua me Shibata, 27-vjeçe, më 16 shkurt 2020 në ditëlindjen e babait të ndjerë të Cage, si një nderim për patriarkun. Çifti u martua në hotelin Wynn në Las Vegas me Cage të veshur me një smoking Tom Ford dhe Shibata të veshur me një kimono tradicionale nusërie nga Kioto, Japoni.

Disa muaj më vonë, Cage dhe Shibata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e filmit të aktorit “Pig”, ku ai tregoi për ‘Entertainment Tonight’ momentin kur e dinte se ajo mund të ishte ajo. Së fundmi, Nicolas ka përjetuar një moment shumë emocionues me një fans. Në filmin e tij të ri “The Unbearable Weight of Massive Talent”, fituesi i Oscar-it luan një personazh të trilluar, i cili pranon të shoqërohet me një burrë të pasur që pretendon se është fansi i tij më i madh.