Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Filmi i tij i ndryshoi jetën për mirë, ja si shprehet fansja e Nicolas Cage!

Së fundmi, Nicolas Cage ka përjetuar një moment shumë emocionues me një fans. Në filmin e tij të ri “The Unbearable Weight of Massive Talent”, fituesi i Oscar-it luan një personazh të trilluar, i cili pranon të shoqërohet me një burrë të pasur që pretendon se është fansi i tij më i madh. Duke folur me PEOPLE në 10 prill për ndonjë moment të paharrueshëm që ka përjetuar me fansat gjatë viteve, Cage, tregoi se së fundmi kishte biseduar me një grua dhe gjithçka lidhej me filmin e tij të vitit 1998 “City of Angels”, një romancë në të cilën ai luan një engjëll përballë Meg Ryan.

Kam dëgjuar një histori goxha prekëse mbrëmë. Isha poshtë në lokal dhe takova një grua që më tha përshëndetje dhe vazhdoi të tregonte se, fatkeqësisht, vajza e saj kishte vdekur në vitin 1997 në një aksident me makinë. Megjithatë, ajo u shpreh se filmi i quajtur “City of Angels” kishte shumë kuptim dhe sa herë ajo e shihte atë ndihej sikur ishte përsëri me vajzën e saj, sepse personazhi i Megut pati një aksident me makinë në film. Ajo tha: “Kur vjen kënga e Alanis Morissette, mua më duket sikur rilidhem edhe njëherë me vajzën time”. Ajo ishte e vërtetë, ishte e sinqertë dhe mendova me vete: “Uau, kjo është ndoshta një nga gjërat më të bukura që kam dëgjuar ndonjëherë. Më ngrohu zemrën që filmi im i vogël mund të ndihmonte në një farë mënyre.

Cage gjithashtu shpjegon për PEOPLE se si personazhi i tij në “Massive Talent” ndryshon nga vetja e tij. Ndryshe nga “Nick Cage” në film, i cili bëhet i preokupuar me karrierën e tij me koston e kohës cilësore me vajzën e tij, Cage gjithmonë i jep përparësi fëmijëve të tij në jetën e tij reale. Aktori është baba i djemve Weston, 31 vjeç dhe Kal-El, 16 vjeç, plus ai dhe gruaja Riko Shibata aktualisht janë në pritje të një vajze.