Aktori i njohur Ryan Reynolds ka zbuluar së fundmi problemet e tij me ankthin. Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, Ryan u shpreh se arsyeja pse vendosi të flasë ishte kryesisht për shkak të vajzave të tij, James, Inez dhe Betty.
Jam rritur në një familje që nuk më krijoi ambientin më të mirë për të jetuar, ama ja vura fajin brezit të tyre. Unë fola hapur për ankthin sepse doja të shfrytëzoja influencën time si personazh publik që të ndihmoja të tjerët. Mendoj se kur flet për problemet me shëndetin mendor, dikë do e çlirosh. Nuk dua që vajzat e mia të ndihen vetëm dhe kurrsesi nuk dua t’i rris siç më rritën mua.
Aktori i famshëm hollivudian dhe bashkëshortja e tij Blake Lively janë një ndër çiftet më jetëgjatë në industri të cilët shpeshherë ndajnë nëpërmjet rrjeteve sociale momente nga jeta e tyre. Dyshja janë gjithashtu prindër të 3 vajzave.
43-vjeçari dhe Blake kanë një martesë të lumtur prej 9 vitesh dhe ndërkohë që një pjesë e mirë e kolegëve të tij po shkojnë drejt divorcit ai ka ndarë me të gjithë rregullin e vetëm që ka për një jetë të lumtur bashkëshortore.

Rikujtojmë, se Ryan u shpreh për median se filmat me superheronj por jo vetëm, duhet të pasqyrojnë botën ashtu siç është në të vërtetë. Ai kërkoi që në filma të ketë më shumë personazhe të komunitetit LGBT+.
