Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Aktori Olsi Bylyku, banori i dytë për sonte që eleminohet nga shtëpia e Big Brother VIP!

Olsi Bylyku është banori i dytë që lë shtëpinë e Big Brother VIP3. Pas eliminimit të Gabrieles, Vëllai i Madh ka hapur një tjetër televotim në të cilin publiku ka votuar banorin që dëshironte të shpëtonte.

Banorët të shokuar nuk e besonin dot largimin e tij, ndërsa shumë sugjeronin se është lojë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.

Si rezultat, rrugëtimi i Olsit ka përfunduar në këtë fazë të lojës duke u larguar si banori me më pak vota.