Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Shay Mitchell së shpejti nënë për herë të dytë!

Aktorja e njohur kanadeze, Shay Mitchell së shpejti do të bëhet nënë e dy fëmijëve. Lajmi e bëri të ditur vetë artistja, e cila kishte publikuar në llogarinë e saj të Instagramit një seri fotosh, duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur. Lajmi për shtatzëninë erdhi pas humbjes së gjyshes së Mitchell, e cila ndërroi jetë javën e kaluar. Ndërkaq ajo ka shkruar:

T’i thuash lamtumirë një të dashuri ndërsa njëkohësisht të përjetosh gëzimin e mirëseardhjes së një tjetri në këtë botë është cikli i madh i jetës. Është gjithashtu sezoni im më sfidues deri më sot. Nuk mund të mos mendoj se ky ishte plani i universit gjatë gjithë kohës, duke e ditur se do të kisha nevojë për një gëzim tjetër të kësaj bote për të zbutur goditjen e humbjes së një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time. Megjithatë, kjo është dëshmi se dashuria, jeta dhe humbja mund të ekzistojnë thellësisht të gjitha në të njëjtën kohë. Gram, më mungon çdo ditë. E vogla ime, jemi shumë të emocionuar që të njohim. Unë marr një psherëtimë paqeje duke e ditur që ju të dy jeni tashmë të lidhur në një mënyrë kaq kozmike.

Rikujtojmë, se aktorja e serialit të njohur “Pretty Little Liars”, ka xhiruar të gjithë procesin e lindjes së saj të parë që më pas e ka publikuar edhe në kanalin personal në YouTube. Video zbulon të gjithë momentet e vështira të lindjes së aktores që nga kontraktimet e para, tek minutat kur zemra e bebit nuk dëgjohet e deri tek lindja. I gjithë procesi i saj i lindjes zgjati plot 33 orë.