Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Uma Thurman sapo na zbuloi sekretin e saj më të “errët”!

Aktorja e njohur Uma Thurman së fundmi ka zgjedhur të rrëfehet për të kaluarën e saj e cila mesa duket nuk paska qenë aspak e lehtë. Artistja ka hapur zemrën në lidhje me sekretin e saj të “errët”. 51-vjeçarja paska mbetur shtatzënë kur ishte adoleshente, por kushtet nuk e lejuan ta mbante fëmijën, ndaj zgjodhi ta abortonte.

Ylli i “Kill Bill”, shkroi një ese për ndalimin e abortit në Teksas duke u nisur nga historia personale. Thurman u shpreh se në adoleshencën e saj të vonë, ajo pësoi një abort në Gjermani pasi ngeli aksidentalisht shtazënë me një burrë shumë më të vjetër. Në atë kohë, ajo po përpiqej të niste karrierën e saj dhe megjithëse ajo donte ta mbante fëmijën duke folur me prindërit e saj e bindën atë se nuk ishte gati për një fëmijë.

Ndër të tjera, Thurman u shpreh se:

Aborti që pata në adoleshencë ishte vendimi më i vështirë i jetës sime, ai që më shkaktoi ankth atëherë dhe që më trishton edhe tani, por ishte rruga drejt jetës plot gëzim dhe dashuri. Zgjedhja për të mos e mbajtur më lejoi të rritem dhe të bëhem nëna që doja dhe kisha nevojë të isha. Vendimi që mora në moshë fare të re, kur ndihesha e paaftë për të siguruar një shtëpi të qëndrueshme, më dha mundësinë të kisha fëmijë atëherë kur isha gati në gjendje për ta bërë ashtu siç duhet. Ky ka qenë sekreti im më i errët deri më tani. Gratë dhe fëmijët e familjeve të pasura kanë të gjithë të drejtën e zgjedhjes dhe përballen me më pak rrezik. Unë jam e pikëlluar, që ligji i vë qytetarët kundër qytetarëve, duke u mohuar atyre zgjedhjen për të mos pasur fëmijë, për aq kohë sa nuk mund të kujdesen për ta, ose duke shuar shpresat e tyre për familjen e ardhshme që mund të zgjedhin.

Rikujtojmë, se Thurman është nënë e një vajze sot, e cila quhet Maya, si dhe e një djali, që quhet Levon. Ata kanë ardhur në jetë nga marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin, Ethan Hawke. Ajo gjithashtu ka një vajzë, Luna, me ish të fejuarin, Arpad Busson.