Celebrities Gossip Showbiz

“Akulloren e mbaj gjithmonë në gojë“/ Ilnisa nuk përmbahet me Meritonin: Të kam unë, por duan të të lëpijnë të gjitha

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Prej ditëve të para është vënë re flirti mes Ilnisës dhe Meritonit dhe të gjithë mendojnë se ata do të jenë çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë. Edhe pse e kanë shprehur hapur pëlqimin nga njëri-tjetrit ende nuk ka ndodhur asnjë puthje në buzë përveç përqafimeve dhe ledhatimeve. Së fundmi biseda ‘hot’ mes Ilnisës dhe Meritonit nuk mund të mos vihej re, ku Ilnisa shpreh xhelozinë që ka për Meritonin me disa fjalë me nënkuptime:

Ilnisa: Jemi direkt për lëpirje. Akulloren që kam unë në dorë, e duan ta lëpijnë dhe 12 vajzat. A ta ndaj unë akulloren time me gocat që nuk më duan? Mua më pëlqen akullorja që fëmijët e tjerë e kanë zili. Unë e mbaj gjithmonë në gojë akulloren…

Është vënë re gjithashtu afrimiteti Sara-Bardhi. Banorët ngacmojnë dyshen herë pas here, teksa Olsi ka pyetur Sarën lidhur me vështirësitë e një romance me një artist. Duket se Sara nuk është trembur aspak, pasi siç është shprehur ka qenë edhe më parë e lidhur me një artist.