Celebrities Gossip Showbiz

Pasi u bë sërish baba në moshën 79-vjeçare Robert De Niro ka diçka për t’i thënë Al Pacino-s!

Në një bisedë të rastësishme në emisionin “Today” me Hoda Kotb, aktori Robert De Niro është shprehur i lumtur për kolegun e tij dhe aktorin e “Irishman”, Al Pacino, i cili në moshën 83-vjeçare  së shpejti do të bëhet baba për herë të katërt me të dashurën 53 vite më të re, Noor Alfallah. De Niro, 79 vjeç, me shaka pranoi diferencën në moshë, duke thënë:

Ai është disa vite më i madh se unë. Zoti e bekoftë.

Rikujtojmë se muajin e kaluar, vetë De Niro mirëpriti fëmijën e tij të shtatë, i pari me partneren Tiffany Chen. Kur Kotb e pyeti De Niron për atësinë në këtë fazë të jetës dhe në këtë moshë, fituesi i çmimit Oscar-it dha këndvështrimin e tij për prindërimin. Ai përmendi se të qenit i rritur sjell një vetëdije më të qartë për jetën dhe dinamikën familjare.

Në mënyrë të ngjashme, Al Pacino është tashmë një prind, me fëmijën e tij të katërt. Ai ka një vajzë, Julie, 33, dhe binjakët Anton dhe Olivia, 22, nga lidhjet e mëparshme. Edhe pse Pacino nuk ka komentuar ende për lajmet e shtatzënisë së Alfallah, çifti ka pasur lidhje të qetë që nga pandemia COVID-19, sipas një raporti nga Page Six në prill 2022. Teksa së fundmi u shfaqën thashetheme se Pacino dhe Alfallah nuk kanë asnjë lidhje dhe nuk janë aktualisht bashkë, çifti u shfaq së bashku në llogarinë e Alfallah në Instagram disa javë më parë. Në muajin prill, ata janë fotografuar edhe duke shijuar një darkë me miqtë.