Celebrities Showbiz

Al Pacino ‘u emocionua’ aq shumë nga lajmi se do të bëhet baba, sa kërkoi një test atësie…

Ylli hollivudian Al Pacino, do të bëhet baba për herë të katërt. Sipas burimeve e dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, është shtatzënë në muajin e tetë. Aktori tashmë ndan vajzën Julie, 33-vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët Olivia dhe djalin Anton, të dy 22-vjeç, me Beverly D’Angelo. Ndërkohë, ky duket të jetë fëmija i parë i Alfallah.

Megjithëse supozohet se ky të jetë një lajm i gëzuar, kur Al Pacino mësoi se e dashura e tij 53 vjet më e re, Noor Alfallah, ishte shtatzënë, i kërkoi asaj të bënte një test të atësisë. Sipas një burimi të pranë çiftit, 83-vjeçari nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të një problemi mjekësor që zakonisht shkakton infertilitet.

Alfallah, e cila është në muajin e tetë shtatzënë, bëri një test që vërtetoi se aktori ishte vërtet babai i fëmijës së saj. Burimi shton se Pacino ishte tronditur kur ka marrë vesh se e dashura e tij 29-vjeçare ishte shtatzënë. Ylli i filmit “Scarface” deri para dy muajsh nuk e kishte idenë se do të kishte fëmijën e tij të katërt.

Rikujtojmë se ikona tjetër e kinematografisë Robert De Niro u bë rreth 1 muaj më parë baba për herë të shtatëEmri i vajzës është Gia Virginia Chen De Niro, një fryt dashurie me të dashurën Tiffany Chen.