Gossip Music

Albumi i parë muzikor në këtë gjuhë! Selena Gomez zbulon detajet…

Këngëtarja e njohur Selena Gomez është rikthyer fuqishëm dhe ne kemi një lajm të mirë për ju! Selena ka përgatitur një album, të gjithin me këngë spanjolle, i cili titullohet “Revelacion”. Albumi do të lançohet më 12 mars dhe përmban 6 këngë.

Ky do të jetë albumi i parë i këngëtares në gjuhën spanjolle. Këto kohë në mediat e huaja kanë qarkulluar lajme për një lidhje të re të këngëtares me lojtarin e NBA, Jimmy Butler, por së fundmi “ET” ka raportuar se 28-vjeçarja nuk është e gatshme të fillojë një marrëdhënie serioze.

Selena është duke vazhduar jetën e saj më e lumtur se kurrë pas eksperiencës aspak të mirë që kaloi me këngëtarin e famshëm kanadez, Justin Bieber. Ka ende akoma nga ata ndjekës të cilët vazhdojnë të komentojnë lidhjen e saj të kaluar me Justin dhe nuk ngurojnë ta krahasojnë më Hailey-n.

Rikujtojmë, se këngëtarja e hitit “Wolves” ka pasur histori dashurie edhe me këngëtarin The Weeknd për gati një vit para se të ndahej në vitin 2017, dhe më pas u lidh me Niall Horan në vitin 2019.