Celebrities Music Showbiz

Aleksandër Gjoka thyen heshtjen, flet për herë të parë pas arrestimit nga policia

Disa javë më parë, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka u arrestua nga policia pasi u përfshi në një aksident dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident. Nga informacionet e atëhershme, rezultoi se këngëtari po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nisur nga kjo, gjykata vendosi për të arrest shtëpie.

Në një intervistë së fundmi me lidhje “Skype”, i pyetur se si po e kalon arresin e shtëpisë, ai tha se po e shijon vërtet.

Jo, këtu kam hapësirë. Nuk krahasohet ky arresti im në demokraci në krahasim me kohën e diktaturës. Jo, jo është si nata me ditën. Unë po e shijoj arrestin këtu shumë bukur nën rrezet e diellit përvëlonjës. Jam mirë. Ndoshta më mungon skena.

Aleksandër Gjoka ka folur dhe për nipin e tij, këngëtarin Renis Gjoka dhe se sa ngjajnë ata me njëri-tjetrin.

Renisi është kantautor demokracie. Renisi është shumë më i përmbajtur, më i qetë. Unë s’para jap këshilla, por në karakter jo, në muzikë po mund t’i jap. Nuk dua që të më ngjajë mua në karakter, në jetën private, në jetën e përditshme. Në muzikë pastaj le të jetë rebel s’ka problem.