Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Angelina Jolie apo Brad Pitt, kush triumfoi në çështjen e fundit në gjykatë?!

Aktori i njohur Brad Pitt muajin e kaluar akuzoi ish-bashëshorten e tij Angelina Jolie se ka dëmtuar reputacionin e biznesit të verës dhe rozesë që ata më parë e kishin në pronësi së bashku duke shitur gjysmën e saj tek një i huaj. Në vitin 2008, Pitt dhe Jolie të cilët kanë gjashtë fëmijë, blenë vreshtin dhe shtëpinë e Château Miraval në jug të Francës, ku më vonë u martuan në 2014 dhe kaluan disa pushime familjare së bashku gjatë gjithë marrëdhënies së tyre.

Por së fundmi Angelina Jolie ka fituar betejën ligjore kundër ish-bashkëshortit Brad Pitt në luftën e tyre shumë emocionale mbi kantinë e verës Chateau Miraval. Në seancën e fundit, ekipi i Jolie kërkoi dokumente nga Pitt, nga menaxheri i tij i biznesit dhe kompania e tij, Mondo Bongo. Ndërkohë që ekipi i Pitt ka luftuar që një gjykatë të refuzojë kërkesën e Jolie për letrat dhe korrespondencën.

Por të premten (22 korrik), një gjykatës në Los Angeles tha se Pitt dhe partnerët e tij duhet t’i dorëzojnë ato te avokatët kundërshtarë – dhe tha se ata nuk mund të ndalojnë deri sa të apelojnë vendimin. Burime të afërta me biznesin e yllit të “Maleficent” i thanë Page Six se Pitt ka lënë zemërimin e tij për ndarjen e tyre vicioze dhe do të pengojë sensin e përbashkët të biznesit.

“Çdo qenie njerëzore racionale do të ishte i lumtur që Stoli të ishte partner në biznesin e tyre. Ata kanë marketing dhe shpërndarje të nivelit të lartë,” thanë ata, duke shpjeguar se firma ofron mundësi të mëdha për të rritur biznesin. Gjithashtu theksoi se:

Ai thjesht nuk mund të shohë përtej urrejtjes së tij ndaj Jolie.

Por një burim i afërt me Pitt tha se jo vetëm që marrëveshja e Stolit nuk është aspak e mirë, por Pitt kishte refuzuar një ofertë për t’ia shitur Stolit pronën derisa ai dhe Jolie ishin ende të martuar. Ata thanë se ideja e shitjes së një pjese të biznesit për shpërndarje më të mirë është në kundërshtim me planin e tij të gjatë për projektin, i cili është të kthejë fitimet në kompani.