Celebrities Gossip Music Showbiz

Anuloi performancën e kësaj vere në “Glastonbury”, fansat të mërzitur me Rihanna-n!

Ylli i muzikës pop Rihanna anuloi performancën e kësaj vere në “Glastonbury” për shkak të shtatzënisë. Ndonëse performoi në spektaklin e “Super Bowl’s Halftime”, këtë herë ajo nuk mund të rrezikonte shëndetin e foshnjës pasi data e lindjes bie ndesh me kalendarin e festivalit. Rihanna e dha lajmin e shtatzëninë së saj të dytë në mënyrën më epike të mundshme, duke zbuluar barkun e rrumbullakosur në skenën kryesore të Super Bowl.

Teksa Rihanna ishte vendosur të performonte në “Glastonbury” me Elton John, Blondie, Lizzo, Little Nas X, Fatboy Slim, Beth Orton, Thundercat, Barrington Levy, Phoenix dhe shumë të tjerë, iu desh ta anulonte performancën ndërsa pret anëtarin e ri të familjes së saj. Sapo u publikua lajmi se ajo nuk do të performonte, fansat shprehën hapur mërzinë e tyre në rrjetet sociale.

Kujtojmë që para performancës së saj në “Super Bowl”, Rihanna tha se albumi i saj i 9-të do të jetë ndryshe nga çdo gjë që ajo ka bërë më parë. Pasi është bërë nënë për herë të parë e një djali Rihanna zbuloi se nuk ka kohë të stërvitet. 35-vjeçarja me anë të videoje të postuar në rrjetin social Instagram ku në krahë mban vogëlushin e saj ka shkruar se: “Shiko kush nuk dëshiron që mami të stërvitet. “Të lutem?” e pyet Rihanna djalin e saj. Megjithatë vogëlushi duket se dëshiron të qëndrojë në krahët e nënës së tij. Rihanna dhe ASAP Rocky mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në maj 2022.