Music

Anxhela Peristeri shpallet fituese e “Festivalit të 59-të të RTSH-së”

Mbremjen e djeshme u mbajt nata finale e “Festivalit të Këngës” në RTSH, i cili ka shpallur edhe fituesin. Pas 3 netëve spektakël, juria ka votuar me çmimin e parë këngëtaren e njohur, Anxhela Peristeri, e cila konkurroi me këngën “Karma”.

Kënga e kompozuar nga Kledi Bahiti dhe teksti nga Olti Curri do të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin e madh “Eurovision 2021”, që do të mbahet majin e ardhshëm në Roterdam, Holandë. Vendi i dytë i takoi Sardi Strugës me këngën “Ka me t’ba me kajt” dhe vendi i tretë Festina Mejzinit me “Kush je ti, dashuri”.

Shumë suksese për Anxhelën!