Celebrities Gossip Showbiz

Aq e patën, merr fund lidhja e çiftit të famshëm të showbiz-it!

Një muaj pasi romanca e tyre u bë publike, duket se lidhja e Jason Momoa me aktoren Eiza Gonzalez ka përfunduar. Një burim ka thënë për “People” se:

Ata janë thjesht njerëz shumë të ndryshëm.

Një burim tjetër thotë se dyshja shpresojnë në një rikthim.

Ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe janë takuar në mënyrë sekete për disa kohë përpara se lidhja të bëhej publike. Ata janë në faza të ndryshme të jetës.

Muajin e kaluar, ‘People’ bëri publik lajmin se Momoa dhe González ishin bashkë që nga shkurti, pasi u takuan përmes punës. Momoa u fotografua duke marrë pjesë në premierën e filmit të González, “Ambulance” në prill, megjithëse ata nuk u shfaqën bashkë në tapetin e kuq.

Sa i përket ndarjes së tij nga Lisa Bonet, Jason ka vazhduar të jetë mbështetës i familjes së tij të përzier me Lisa-n dhe madje ka përkrahur shumë vajzën e saj Zoe Kravitz, të cilën Lisa e ndan me ish-bashkëshortin Lenny Kravitz. E gjithë kjo mbështetje erdhi gjatë publikimit të filmit më të ri ku Zoe është protagoniste, bëhet fjalë për “The Batman”. Të dy Lisa dhe Jason kanë gjithashtu dy fëmijë, vajzën Lola Iolani, 14 vjeç dhe djalin Nakoa-Wolf, 13.

Rikujtojmë se ish-dyshja e njohur ishin bashkë prej 16 vitesh dhe të martuar prej 5 vitesh. Ata kanë qenë gjithmonë një nga çiftet shembull për jetëgjatësinë në Hollywood dhe lajmi i ribashkimit para disa kohëve i gëzoi shumë fansat. Sa i përket arsyeve që çuan në ndarjes e dyshes thuhet se një prej motiveve lidhet me vaksinimin anti-COVID.