Njëherë u bë e ditur se u ndanë nga njëri-tjetri dhe njëherë u aludua se u rikthyen së bashku përsëri. Por jo, së fundmi është bërë e ditur se aktori i njohur Jason Momoa ka gjetur një tjetër partnere dhe nuk është më me Lisa Bonet. Sipas People, Momoa ka gjetur sërish dashurinë dhe thuhet se është në një lidhje me aktoren Eiza Gonzalez. Ylli i “Aquaman and the Lost Kingdom” njoftoi në fillim të këtij viti së bashku me Bonet se çifti po ndahej me një deklaratë të përbashkët që ai ndau në Instagram.
Siç raporton People, një burim ka bërë të ditur se aktori është në një vend të mirë me lidhjen e tij të re. Duke folur për marrëdhënien e raportuar të Momoa-s dhe Gonzalez-it, burimi shtoi,
Ata janë duke u takuar. Ai kujdeset për të. Ai është në një vend të mrekullueshëm, duke punuar për Fast X. Ata të dy janë të zënë me punë por po kalojnë kohë të bukur së bashku. Nuk është ende asgjë serioze.
Jason dhe Eiza nuk janë parë ende së bashku për të ndezur ndonjë thashethem dhe për të konfirmuar lajmet. Ylli i “Game of Thrones” kishte marrë pjesë në premierën e filmit “Ambulance” të Eizës muajin e kaluar, pavarësisht se dyshja nuk parakaluan së bashku në tapetin e kuq. Në mars, Momoa kishte ndezur thashethemet për romancë me Kate Beckinsale pasi ai u fotografua duke i dhënë xhaketën e tij asaj në festën e pasdites së Vanity Fair. Edhe pse aktori i kishte mohuar thashethemet e lidhjes duke thënë se ishte thjesht një veprim normal që do ta bënte çdo njeri kur dikush ka ftohtë.
Sa i përket ndarjes së tij nga Lisa Bonet, Jason ka vazhduar të jetë mbështetës i familjes së tij të përzier me Lisa-n dhe madje ka përkrahur shumë vajzën e saj Zoe Kravitz, të cilën Lisa e ndan me ish-bashkëshortin Lenny Kravitz. E gjithë kjo mbështetje erdhi gjatë publikimit të filmit më të ri ku Zoe është protagoniste, bëhet fjalë për “The Batman”. Të dy Lisa dhe Jason kanë gjithashtu dy fëmijë, vajzën Lola Iolani, 14 vjeç dhe djalin Nakoa-Wolf, 13.