Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Nuk ka dyshime që ata janë bashkë sepse Lisa Bonet e mban akoma unazën e martesës me Jason Momoa!

E nominuara për çmimin ‘Emmy’, 54-vjeçarja Lisa Bonet, u fotografua e veshur me atë që dukej të ishte unaza e saj e martesës në gishtin e majtë të mërkurën në lagjen Topanga Canyon të Los Angeles-it, dy muaj pasi ajo dhe bashkëshorti Jason Momoa njoftuan se po ndaheshin pas pesë vitesh martesë.

Edhe pse u tha se një prej historive më romantike të dashurisë së Hollywood-it i erdhi fundi. Jason Momoa dhe Lisa Bonet lëshuan një deklaratë të përbashkët të postuar në llogarinë e tij në Instagram para pak kohëve duke njoftuar se i dhanë fund martesës së tyre. Ndërkaq, ata shkruajtën se:

Ne të gjithë e kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese… Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritja nga ndryshimet sizmike që po ndodhin. Dhe kështu, ne ndajmë lajmin se po ndahemi. 

Por, mesa duket ata janë penduar që janë ndarë. Së fundmi, disa burime pranë çiftit kanë thënë për “Hollywood Life” se dyshja e njohur ka vendosur t’i japë një tjetër shans martesës.

Kanë ndryshuar mendje dhe Jason është kthyer në shtëpi.

Rikujtojmë se çifti janë bashkë prej 16 vitesh dhe të martuar prej 5 vitesh. Ata kanë qenë gjithmonë një nga çiftet shembull për jetëgjatësinë në Hollywood dhe lajmi i ribashkimit i ka gëzuar shumë fansat. Sa i përket arsyeve që çuan në ndarjes e dyshes thuhet se një prej motiveve lidhet me vaksinimin anti-COVID. Ndërkaq, Momoa e Bonet nga lidhja e tyre disa-vjeçare kanë dy fëmijë, djalin 13-vjeç Son Nakoa-Wolf dhe vajzën Lola, 14-vjeçe.

Sjellim në vëmendje se Jason Momoa është në negociata për të luajtur në pjesën e ardhshme të 10-të të ekskluzivitetit “Fast & Furious”. ‘THR’ raporton se Momoa mund të jetë duke luajtur një nga rolet në film si armik, përballë Dominic Toretto të yllit Vin Diesel.