Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni sa ndryshe duket Loredana me flokë të zeza!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Reperja dallohet shumë për veçantinë në stlin e saj dhe shpesh na ka treguar se ka qejf të eksperimentojë. Në një Instastory të postuar para disa orësh, bukuroshja na ka treguar një tjetër version të sajin, ku shfaqet me flokë të gjata të zeza. Loredana duket si një vajzë tjetër dhe mund të themi me plot gojë se i shkojnë shumë.

Reperja e njohur Loredana së fundmi është takuar me futbollistin me famë botërore, Neymar. Reperja shqiptare ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet teksa pozon me futbollistin e njohur. Ajo nuk ka dhënë detaje të mëtejshme dhe nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë.

Kujtojmë që Loredana është përfolur së fundmi se ka nisur një lidhje me futbollistin nga Kosova, Edon Zhegrova.  Shkak për këtë është bërë një fotografi ku shiheshin së bashku. Dhe mediat zviceriane kanë shkruar për dyshen duke hedhur dyshime për një lidhje.