Celebrities Gossip Showbiz

Arrestohet gjatë protestave pro-palestineze aktorja e njohur Hunter Schafer!

Rreth 50 protestues pro-palestinezë u arrestuan në New York në fillim të kësaj jave, sipas grupit protestues “Voice of Peace”, i cili organizoi protestat. Aktorja Hunter Schafer, e njohur më së shumti për rolin e saj si Jules në serialin “Euphoria”, ishte pjesë e grupit të protestës. Ajo është fotografuar e veshur me një bluzë me shkrimin “Ceasefire now”. “Hunter u arrestua në një protestë me 50 persona të tjerë. Ne përgëzojmë angazhimin e saj për lirinë dhe drejtësinë palestineze”,-tha një zëdhënës i grupit.

Aktorja ende nuk ka komentuar për arrestimin. Protestuesit u ulën në hollin e Rockefeller Center dhe anëtarët e grupit mbanin pankarta që bënin thirrje për një armëpushim. Hunter është një aktore, modele dhe aktiviste 25-vjeçare për të drejtat LGBT. Ajo arriti famë me rolin e Jules në “Euphoria”, për të cilën mori nominime të shumta.

Rikujtojmë se para disa muajsh aktorja i dha fund lidhjes me Dominic Fike. Këngëtari i “Mona Lisa” konfirmoi ndarjen teksa po fliste në një intervistë të Apple Music me Zane Lowe. “Thjesht kam mbaruar së qeni në një marrëdhënie tani”,-tha ai.