Celebrities Gossip Showbiz

Arrestohet “njeriu i telasheve”, Conor McGregor! Po tani çfarë ka ndodhur?!

Së fundmi Conor McGregor është arrestuar për shkellje të rregullave të qarkullimit rrugor teksa udhëtonte me Bentley-n e tij e cila kushton reth 170,000€ në një autostradë në perëndim të Dublinit. Supermakina e tij ndërkaq është sekuestruar nga policia. 33-vjeçari do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Blanchardstown muajin e ardhshëm.

Sipas raportit, Conor McGregor mësohet të ketë qenë duke udhëtuar midis Lucan dhe Palmerstown kur ra në vëmendjen e policisë shtetërore të Republikës së Irlandës. Më pas ai u soll në stacionin e Lucan Garda, ku ai është akuzuar dhe liruar me kusht. Në rast të dënimit, akuza për ngarje të rrezikshme dënohet me gjobë deri në 5000€, gjashtë muaj burgim ose të dyja.

Më tej në raport thuhet se pas arrestimit iu sekuestrua edhe vetura e tij luksoze  e cila më pas iu rikthye. McGregor, i cili ka një sërë dënimesh për trafikun rrugor më parë, u paraqit para së njëjtës gjykatë në vitin 2017 kur u gjobit me 400 euro për tejkalim shpejtësie. Rikujtojmë se së fundmi disa persona të panjohur sulmuan me bomba molotov pub-in e yllit të UFC, në Dublin. Policia nisi një hetim pas ngjarjes në lokalin “Black Forge Inn” në rrugën “Drimnagh”, ku u gjetën dhe dy shishe të tjera me lëndë djegëse në vendngjarje.

Burime për “Dublin Live” bërën me dije se dy persona me skuter u panë pranë lokalit dhe më pas u ndoqën nga dy të tjerë që dolën nga lokali. ‘Black Forge Inn’ është një vend i mrekullueshëm nate që McGregor e ka reklamuar në rrjetet e tij sociale që kur bleu restorantin në 2019 për afërsisht 2.2 milion dollarë. Përveçse një boksier i njohur, McGregor njihet edhe për natyrën e tij agresive jashtë ringut. Para disa kohëve ai u përfshi në një sherr të dhunshëm në Romë, ku thuhet se sulmoi DJ italian, Francesco Facchinetti. Disa orë pasi djali i tij u pagëzua në Vatikan, McGregor dyshohet se e goditi në fytyrë Facchinetti-n dhe i theu hundën.