Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Artistja shqiptare Rita Ora do të jetë imazhi i ri i firmës prestigjioze “Prada”!

Këngëtarja e njohur në të gjithë botën me zërin e saj dhe me talentin unik, Rita Ora ka arritur një tjetër sukses tani. Nuk bëhet fjalë për një album të ri, as për një film të ri. Suksesi i radhës i përket fushës së madhe të modës. Artistja bukuroshe ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë pesë milionë funte e thënë ndryshe gjashtë milionë euro për t’u bërë imazhi promovues i markës së famshme dhe prestigjioze “Prada”.

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me”, 31 vjeçe, ka qenë shumë e rregullt në shfaqjet e modës të firmës italiane në vitet e fundit, rikujtojmë gjithashtu se ajo u vesh me një fustan magjepës të “Prada”-s në Met Gala 2021, të mbajtur në New York vjeshtën e kaluar.

Anëtarja e jurisë së spketaklit “The Masked Singer” apo edhe e “The Voice” ka pasur më parë fushata të mëdha reklamuese me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe gjigantin e veshjeve sportive “Adidas”. Një burim i afërt me këngëtaren tha për The Sun se:

Shefat e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre në qendër të vëmendjes. Ajo është një super yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë dhe ajo gjithmonë fiton.

Në fillim të këtij viti, “The Sun” zbuloi gjithashtu se Rita, e cila aktualisht është në lidhje me regjisorin fitues të çmimit ‘Oscar’, Taika Waititi, 46 vjeçar, dyfishoi pasurinë e saj në 20.4 milionë funte (24.6 milionë euro). Aktualisht thuhet se ajo ka tetë milionë funte (9.6 milionë euro) në biznese, përkatësisht firmat e saj të regjistruara me emrat ‘Ora Live’ dhe ‘Ora Multi Services’, dhe 12 milionë funte (14.4 milionë euro) në pasuri të paluajtshme.