Aktualitet

‘As agjent, as i infiltruar’, Rrumbullaku përgënjeshtron Berishën!

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është shprehur se dhunuesi i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Ai ka përgënjeshtruar Berishën, i cili e cilësoi autorin “agjent të policisë kriminale”.

Ish-kryeministri u shpreh se Gert Shehu është vërtet kontingjent në rrethet e trafikantëve, por zyra e kryeministrit nxitoi “të shpërndante me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të.

Sipas tij, kjo dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur.

Rrumbullaku: Nuk është dhe nuk ka qenë pjesë e strukturave të shtetit nuk është shërbyer si i infiltruar, sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor është vënë në dispozicon nga familjarët për mediat, ndërkohë sigurojmë deputetin Berisha që policia e shtetit është angazhuar për zbardhjen sa më të plotë të rrethanave.

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha se samtit BE-Ballkani Perëndimor u përmbyll me sukses dhe se nuk u shënua asnjë incident. I pyetur nëse efektivët do të marrin shpërblim, Rrumbullaku tha se kanë bërë detyrën dhe motivimi është suksesi.

‘Nuk ka pasur asnjë incident në gjithë perimetrin e sigurisë. Ishin në krye të detyrën dhe gjithçka u përmbyll me sukses. Punimet e samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Falënderoj gjithë punonjësit e policisë dhe falënderim të posaçëm për qytetarët. Policia e Shtetit mori masat për të garantuar samitin.’- tha Rrumbullaku.