Pasó – Euro 2020 Sport

Astrit Hafizi: Gjermania pas kualifikimit me Hungarinë, “Fituam por s’e di pse fituam!”

Ditën e sotme në “Pasó – Euro 2020” nën moderimin e Denisit dhe Albanës ishte i ftuar Astrit Hafizi. Ai diskutoi mbi ndeshjen e luajtura deri tani, duke dhënë përshtypjet e tij mbi lojtarët dhe mënyrën si ata luajtën. Pa diskutim kryefjala e kësaj bisede ishte ndeshja e luajtur pak më parë, ku Anglia e mundi Gjermaninë.

Teksa në studio po komentoheshin titujt e gazetave më të njohura të huaja lidhur me fitoren e Anglisë, Hafizi solli një tjetër moment e një tjetër titull që ka lexuar për Gjermaninë, e që këtu përshtatet më së miri.

Gjermania pas kualifikimit me Hungarinë, “Fituam por s’e di pse fituam!”

Kjo është mënyra e Hafizit për të shpjeguar se Gjermania nuk kishte asnjë mundësi në këtë Europian. Ai tregon se nuk kishte lojë, nuk kishtë raste, potencë, anë mentale dhe anë fizikë, nuk kishte asgjë si Gjermani.

Ai shpjegoi se përgjatë të gjithë ndeshjes momentet kritike, ishin të pakta. Madje u shpreh se Gjermania e meritonte këtë rezultat. Sipas tij, Gjermania e meritoi eliminimin! Këto e të tjera, u diskutuan gjatë episodit të sotëm të “Pasó – Euro 2020”.