Showbiz

Atalanta Kërçyku flet për herë të parë mbi raportin me Stresin

Një marrëdhënie që është komentuar përgjatë gjithë verës ishte ajo e reperit Stresi dhe modelen që ka fituar “Miss World Albania” në vitin 2019, Atalanta Kërçyku.

E ftuar ditën e sotme në Live From Tirana, bukuroshja zbuloi për herë të parë detaje rreth këtij raporti. Në media kanë qarkulluar disa foto ku ajo dhe Stresi shihen pranë njëri-tjetrit në ditëlindjen e reperit por dyshja kanë mohuar gjithçka.

“Unë nuk kam asnjë raport me Stresin. Atë njeri e kam parë vetëm 2 herë gjatë jetës sime. Herën e parë në një koncert dhe për herë të fundit gjatë ditëlindjes së tij në qeshor. Fotoja ishte një screenshot i një momenti kaq të parëndësishëm saqë është qesharake” -tha ajo.

Në komentet e shumta që qarkulluan në media, u tha se reperi ka hedhur poshtë historinë e tij me Keisi Bezhanin për t’ju hedhur në krah bjondes bukuroshe.