Botë e Çuditshme Health & Beauty

Autizmi mund të diagnostikohet më herët nga Inteligjenca Artificiale!

Inteligjenca Artificiale mund të aplikohet për të diagnostikuar më herët autizmin. Aktualisht është kryer një punë kërkimore në këtë fushë dhe ka arritur të jete ekstremisht e saktë në 98.5% të rasteve tek fëmijë nga 24-48 muajsh. Ekspertët kanë zhviluar një sisitem IA me konceptim të ri, duke analizuar imazhet me rezonanca magnetike cerebrale dhe të arrijë të përftojë imazhe 3D duke u bazuar në analizat e lëvizjes së molekulave të ujit të pranishme në zonën cerebrale.

Autizmi, është kryesisht një sëmundje e lidhjeve të gabuara në brendësi te trurit. Qelllimi i aplikimit të IA në identifikimin e autizmit edhe në format me te lehta, është diagnostikimi më i hershëm të fëmijët, në mënyrë që edhe terapitë të kenë rezultate më premtuese e pozitive, përfshirë këtu përmirësimin e pavarësisë tek këta fëmijë dhe arritjen e koefiçentit të inteligjencës.

Sipas një studimi të ri, një ilaç që bllokon kanalet e natriumit frenon sjelljet e lidhura me autizmin si hiperaktiviteti te minjtë. Ilaçi, lamotrigina i shitur ndër të tjera me emrin e markës Lamictal është një ilaç që përdoret aktualisht për të trajtuar epilepsinë dhe stabilizuar gjendjen shpirtërore në çrregullimin bipolar. Çrregullimet e sjelljes të vërejtura në autizëm shoqërohen me një mori ndryshimesh gjenetike. Shkencëtarët nga Instituti Hector për Kërkime të Trurit (HITBR) tani kanë gjetur një shkak tjetër molekular për këtë gjendje.

Faktori i transkriptimit MYT1L normalisht mbron identitetin molekular të qelizave nervore. Nëse fiket gjenetikisht në qelizat nervore të njeriut ose te minjtë, ndodhin ndryshimet funksionale dhe simptomat tipike të autizmit. Shkencëtarët rikujtojmë se kanë shpikur një test universal për autizmin tek foshnjat që përdor një fije floku. Ai analizon mostrën për nivelet e metaleve si plumbi dhe alumini, të cilat janë më të larta te fëmijët autikë. Testi përfshin dërgimin e një mostre flokësh në një laborator për analizë dhe u tregua se parashikonte autizmin me saktësi 81% të kohës në një studim të rishikuar nga kolegët.