Music Showbiz

Bashkëpunimi i Xhensilës dhe Elgitit do të publikohet më shpejt nga sa mendonim!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me një projekt të ri muzikor. Kënga e saj e re titullohet “Ale Ale” në të cilën këngëtarja erdhi solo dhe ka arritur të jetë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List“

Por duket se këngëtarja nuk po mjaftohet me kaq. Disa ditë më parë nëpërmjet disa videove në Instagram, Xhensila paralajmëroi se do të vinte në bashkëpunim me Elgit Doden duke shpërndarë video bardh e zi të njëri-tjetrit në rrjetet e tyre sociale, ku artistët dëgjohen teksa këndojnë një pjesë të shkurtër të projektit. Duket se kënga ka përfunduar dhe këtë na e kanë bërë me dije të dy artistët në rrjetet e tyre të Instagramit. Vetëm pak më parë ata kanë postuar një pjesë nga klipi i këngës duke na treguar se titulli i këngës është “A e din…” dhe se data e publikimit do të jetë 14.05.2022.

Jo vetëm kaq. Bukuroshja ka njoftuar se është drejt finalizimit edhe të tre projekteve të reja dhe se ishte shumë e emocionuar për këtë. Jo vetëm një këngëtare shumë e mirë dhe e suksesshme, por Xhensila gjithashtu është një nga personazhet e famshme që eksperimentojnë dhe janë gjithmonë të kuruara kur bëhet fjalë për ‘look-un’ e tyre.