Celebrities Music Showbiz

Bebe Rexha më e lumtur se kurrë, projekti i saj dhe i David Guetta-s një hit në Mbretërinë e Bashkuar!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar para disa ditësh bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-in e famshëm, David Guetta. Dyshja kanë publikuar remiksin e këngës “Blue”, në një version të ri të titulluar “I’m Good”. Me t’u publikuar, kënga ka filluar të ngjitet me shpejtësi në krye të top listave në shumë vende të ndryshme të botës. Fansat vlen të theksojmë se janë të mahnitur me versionin e ri.

Mesa duket dyshja e njohur po vazhdojnëtë shënojnë suksese të jashtëzakonshme me projektin e ri muzikor “I’m good (Blue)”. Projekti në fjalë po qëndron i renditur lart në top listat e Spotify, Apple Music dhe iTunes. E së fundmi, këngëtarja ka shpërndarë një video në Instagram ku shfaqet e përlotur nga gëzimi.

33-vjeçarja njofton se kënga është renditur e para në Mbretërinë e Bashkuar në ‘Official Charts’. Ajo u shpreh e emocionuar:

Zyrtarisht e para në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit të gjithë fansave.

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar sa i përket projekteve që realizon. Prej disa kohësh tanimë ylli i muzikës është duke shijuar lidhjen e saj të dashurisë me pronarin e produksionit “Moving Images Entertainment”, Keyan Safyari.

Ky i fundit para pak ditësh festoi ditëlindjen e tij të 39-të dhe nuk ka munguar një dedikim special nga ylli shqiptar. Bebe ka ndarë disa momente të lumtura pranë partnerit në rrjetin social Instagram duke treguar se sa e do dhe se sa e lumtur është pranë tij.